Mbahen për herë të parë garat komunale të peshkimit në Kamenicë

Mbahen për herë të parë garat komunale të peshkimit në Kamenicë

Sot në Kamenicë filluan garat komuale të peshkimit për territorin e Kosovës në praninë e referëve të ardhur nga Federata e Peshkimit të Kosovës e vlen të theksohet që në Kamenicë kjo garë mbahet për herë të parë.

Gara përveç karakterit garues ishte edhe me frymë multietnike ku kishte edhe disa garues nga komuniteti serb. Organizimi ishte në nivelin më të mirë të mundshëm në çdo aspekt. Kjo gare ështe organizuar nga Shoqata për Peshkim, Sport dhe Rekreacion “Mlyshi” nē Kamenicë,shkruan rtv21.tv

Në kategorinë e pionerëve vendin e parë e zuri Elmedin Ahmeti, vendi i dytë Suhejb Kastrati, vendi i tretë Rinor Jakupi ndërsa te kategoria e Juniorëve Endrim Ahmeti vendi i parë, vendi i dytë Eronit Rudhani, vendi i tretë Fisnik Jashari.

Ndërsa te kategoria e Senioreve vendi i parë Enes Selisha, vendi i dytë Burim Krasniçi dhe vendi i tretë Bojan Stojanović. Vlen të ju kujtojme se këto fitues të këtyre vendeve do të përfaqesojnëshoqatën “Mlyshi” në Kamenice në garat Kampionale të Kosoves. Shoqata “Mlyshi” u është mirënjohës edhe donatorëve që mundësuan këtë gare Driloni, Haliti SM, Furra Zeka, Furra Prizereni në Kamenicë./21Media

17837629_10209892939854968_455674599_o17842108_10209892939894969_440135797_n