Mbahet Panairi Ndërkombëtar i agrobiznesit dhe ushqimit

Konsumatori ka mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase

Në Prishtinë do të mbahet panairi ndërkombëtar i agrobiznesit dhe ushqimit “AGROKOS”, në të cilin do të marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor si dhe nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, do mbahet nga data 23-25 tetor në ambientin e Sallës 1 Tetori në Prishtinë.

Në “AGROKOS”, konsumatori kosovar ka mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huajë.

“AGROKOS” po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore, që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Back to top button