Akademia përkujtimore do të mbahet në orën 11:00

Akademia përkujtimore do të mbahet në orën 11:00

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot do të mbahet akademi përkujtimore për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar nga ora 11:00.

Ndërkaq para saj, duke filluar nga ora 09:00, familja Kuzhnini në Shtëpinë e Kulturës do t’i presë ngushëllimet e qytetarëve.

Kuzhnini ka vdekur më 23 gusht.