Mbahet ankandi i radhës i Letrave me Vlerë

U ofertua obligacion qeveritar me maturim 2 vjet

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur ankandin e radhës të Letrave me Vlerë, ku u ofertua obligacion qeveritar me maturim 2 vjet, në vlerë nominale 20 milionë euro.

Sipas një komunikatë, prej fondeve të cilat do të huazohen nga ky ankand, 14.95 milionë euro do të përdoren për rifinancim të obligacionit 2 vjeçar të emetuar më herët, kurse 5.05 milionë euro do të hyjnë në buxhet si mbështetje buxhetore.

“Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 21.95 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.55% vjetore. Blerësit sipas kategorive janë Bankat me 9.80 milionë euro, Fondet Pensionale me 10.00 milionë euro, si dhe Të tjerë (Persona fizik) me 0.20 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

Back to top button