Mbahet dita informuese për programin Erasmus Plus

MASHT do të jetë në funksion të fuqizimit të arsimit dhe rritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë

Kështu ka thënë zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbër Geci me rastin e ditës informuese të programit Erasmus Plus i cili ofron mbështetje financiare për studentët dhe stafin akademik të institucioneve të larta arsimore në vend.

Duke shprehur mbështetjen e MASHT-it për programin Erasmus Plus, Geci tha se programet e Erasmus + do të na ofrojnë më afër Evropës dhe na bëjnë pjesë të integruar të stafit akademik ndërkombëtar.

“Mundësitë që iu janë krijuar studentëve tonë në Kosovë për të studiuar jashtë vendit në institutet më të mira të Evropës, kanë vlerë të veçanta jo vetëm për ata studentë, por edhe vendit tonë eksperienca që ata sjellin me vete na ofrojnë të gjithëve më shumë me Evropën, na njohin më mirë me dijet e avancuara në kërkesat e tregut evropian  të punës duke na bërë pjesë të integruar të stafit akademik ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas tij MASHT edhe këtë vit ka caktuar prioritetet e tij për programin Erasmus plus dhe ka ftuar studentët dhe stafin akademik që të shfrytëzojnë mundësitë që ofron kjo skemë.

Libor Chlad, zëvendës shef i sektorit të bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, tha se për këtë raund të ri të Erasmus Plus është caktuar buxheti për vendet ballkanike, andaj sugjeron që të punohet më shumë për të marrë grante me qëllim të përfitimeve nga ky program.

“Është e dëshirueshme i këtij raundi të ri i programit Erasmus Plus buxheti do të thotë nuk është i caktuar por në vend të kësaj është caktuar buxheti i rajonit, prandaj buxheti për Kosovën është i ndarë me fqinjët e vetë  në shtetit ballkanike do të thotë që të merr grante prandaj punoni dhe anëtarësohuni fortë që të performini më mirë dhe të rrisni akoma më shumë numri e studentëve dhe akademikëve që mund të marrin pjesë në këtë program”, tha ai.

Ndërsa, koordinatorja e Zyrës Erasmus Plus në Kosovë, Remzije Istrefi tha se kjo platformë ofron mbështetje financiare dhe administrative për studentët dhe stafin akademik të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

“Qëllimi kryesor i programit Erasmus Plus është që të bëhet ndërkombëtarizimi i sistemit arsimor në të gjitha vendet anëtare të Unionit Evropian por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor që në terme praktike i bie hapja e institucioneve të arsimit të lartë ndaj zhvillimeve të reja të shkencës teknologjisë por edhe lëvizjes së njerëzve apo shkëmbimeve të njerëzve.”, tha ajo.

Në ditën informuese të Erasmus plus për studentët dhe profesorët që ishin të pranishëm u dhanë informata se si duhet të aplikojnë dhe si mund të jenë përfitues më të mëdhenj përmes granteve që ofron kjo platformë.

Kosova ka qenë pjesë e programit Erasmus që nga vitit 2015 i ndarë në programin Tempulli, Erasmus Mundus ku mbi 2 mijë studentë kanë përfituar nga këto programe

 

Back to top button