Gara do të jetë e hapur për të gjitha grup moshat

Gara do të jetë e hapur për të gjitha grup moshat

Klubi i Çiklizmit “Gjakova 137” në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon edicionin e katërt të garës çiklistike MTB – “Zarushi 2018”.

Gara, e cila mbahet më 10 qershor, do të zhvillohet në shtegun e posa rregulluar në parkun e qytetit prapa bibliotekës së qytetit dhe do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit të gjitha grup moshave dhe gjinive.

Gara do të ndahet sipas kategorive:

1. 8 – 12 vjeç –   1 rreth   – 1.3 km

2. 13 – 16 vjeç –   5 rrathë – 6.5 km

3. 17 – 21 vjeç –  15 rrathë – 19.5 km

4. 22 – 35 vjeç –  15 rrathë – 19.5 km

5. 36 + vjeç (veteran)  15 rrathë – 19.5 km

6. Vajzat –    5 rrathë – 6.5 km

Fëmijë të cilët i takojnë grupmoshave 8-12 dhe 13-16 është e domosdoshme të jenë të shoqëruar nga prindërit dhe helmeta është e obligueshme gjatë zhvillimit të garës.

Regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 9:00 në parkun e qytetit prapa bibliotekës së qytetit. Gara fillon në ora 11:00.