Ajo ka kënduar disa këngë edhe me kolegët e saj

Ajo ka kënduar disa këngë edhe me kolegët e saj

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Manjola Nallbani  mbrëmë ka mbajtur koncertin e saj recital.

Manjola, koncertin e ka emëruar “Jetë me ju”, për shkak të duartrokitjeve dhe mirëpritjes që publiku i ka bërë ndër vite, shkruan rtv21.tv

Artistja, e cila është edhe profesoreshë në Akademinë e Arteve në Tiranë në skenë nuk ishte vetëm, pasi ajo ka kënduar disa këngë edhe me kolegët e saj.

Shkëlzen Jetishi, Aurela Gaçe, Eli Fara e Kastriot Tusha ishin disa nga miqtë e këngëtares, që i dhanë më shumë emocion këtij koncerti.

Koncerti është mbajtur në Qendrën Kulturore- Katedralja Ortodokse në Tiranë, dhe këngëtarja ishte shumë e gëzuar pasi që biletat për këtë koncert ishin shitur tri para koncertit. /21Media