Mbahet Konferenca Nacionale për Arsimin Parauniversitar

Sot(24 maj) nisur nga ora 10:00 ka filluar të mbahet Konferenca Nacionale për Arsimin Parauniversitar.
Shkëlqim Berisha nga ETEA në Për Ditë të Mbarë të RTV21 foli më shumë se me çfarë ka të bëjë kjo konferencë, nisur nga qëllimi e deri te pjesëmarrësit.
Sipas Berishës, konferenca filloi me panelin “Roli dhe përgjegjësitë e mësimdhënësve në mirëfunksionimin e trekëndëshit pedagogjik”.


“Kjo konferencë do t’i shërbejë hartimit të politikave (brief policy) lidhur me përmirësimin e funksionimit të trekëndëshit pedagogjik në shërbim të të gjitha institucioneve relevante të arsimit parauniversitar në Kosovë”, shkruhej në njoftimin e faqes zyrtare./21Media

Back to top button