Në konferencë do të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve

Në konferencë do të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve

Sot në Prishtinë vazhdon punimet konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”  nis në ora 09:00.

Në konferencë sot do të jenë të pranishëm drejtuesi e lartë të institucioneve të Kosovës: Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, të shteteve të rajonit dhe personalitete të tjera të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë.

Konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale” kishte filluar punimet dje. Më këtë rast, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte theksuar se Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë. Sipas tij, Kosova është pa kurrfarë dyshimi shteti më proevropian, më pro NATO dhe më pro amerikan në botë, ndërsa është njëkohësisht shteti më i izoluar. Ai ka thënë se Kosova është kampion në rajon në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përkundër faktit se jemi të anashkaluar dhe ende nuk jemi bërë anëtar të Interpolit. Presidenti ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që kohë më parë, lansoi dialogun për pajtimin historik midis shqiptarëve dhe serbëve, përmes krijimin të Komisionit për paqen dhe të vërtetën.

Ndërsa, duke folur për procesin e transformimit të FSK-së, Presidenti ka paralajmëruar se, duke siguruar mbështetjen për ndryshimet e Kushtetutës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kosova në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n, do t’i krijojë Forcat e Armatosura të Kosovës./ 21Media