Aktiviteti organizohet nga shoqata Down Syndrome Kosova

Aktiviteti organizohet nga shoqata Down Syndrome Kosova

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, sot në Prishtinë mbahet Panairi i karrierës: “Takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit”.

Ngjarja ka në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit ku prezent do të jenë autoritetet përkrahëse, grupet e interesit, personeli i organizatorëve dhe anëtarët.

Gjatë këtij organizimi do të bëhen prezantime lidhur me fushatën, si dhe aktivitete të tjera joformale.

Aktiviteti organizohet nga shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.