“Për kon t’rreh zemra”

“Për kon t’rreh zemra”

Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” për të marr pjesë në marshin e quajtur Parada e Krenarisë.

Moto e kësaj parade për sivjet është “Për kon t’rreh zemra”.

Në tubim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Parada e Krenarisë organizohet nga komuniteti LGBTI në kuadër të Javës së Krenarisë.

Edhe në dy vitet e kaluara në Prishtinë është mbajtur “Parada e Krenarisë” ku të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë mbështetësit e komunitetit LGBTI, aktivistë të shoqërisë civile si dhe politikanë të Kosovës./21Media