Mbahet prezantimi “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”

Aktiviteti do të fillojë nesër në orën 09:30

Më 9 tetor 2019, nga ora 09:00 deri në ora 18:00, në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup do të mbahet Prezantimi Rajonal i Programit të Përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”.

Në këtë prezantim, fjalimet hapëse do të drejtohen nga Nikola Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Verena Taylor, Drejtore, Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve, Këshilli i Evropës, si dhe Colin Wolfe, Drejtues Sektori, Bashkëpunimi Rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe Programet, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Komisioni Evropian.

Në kuadër të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në seminaret tematike paralele, ku secili mbulon tema duke përfshirë të katërta fushat tematike kryesore:

  1. Sigurimi i Drejtësisë (Burgjet e Policia; Drejtësia dhe të Drejtat e Njeriut;
  2. Lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe pastrimit të parave;
  3. Lufta kundër diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerabël (Edukimi, të Drejtat e Njeriut, dhe Anti-Diskriminimi, Trafikimi i Qenieve Njerëzore);
  4. Liria e shprehjes dhe media.

Përveç këtyre aktiviteteve, është paraparë që të mbahen edhe dy seanca plenare, me qëllim për të nxjerrë konkluzione nga secili seminar dhe të përcaktojë se si objektivat e Instrumentit Horizontal II mund të përkthehen efektivisht në përfitime të prekshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II” dhe do të shërbejë si një mundësi për të prezantuar në nivel rajonal fazën e dytë të programit.

Në bazë të njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 09:30 në Hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është plotësisht i hapur për mediat./21Media

Back to top button