Sot vazhdon seanca plenare

Sot vazhdon seanca plenare

Sot vazhdon seanca e plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen pikët e mbetura nga seanca e 30 marsit dhe pastaj vazhdon seanca e cila ishte caktuar të mbahej më 31 mars.

Fillimisht kuvendi pritet t’i shqyrtojë katër pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e 30 marsit:

1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
4. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të

Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
Pastaj seanca do të vazhdojë t’i shqyrtojë pikat e seancës që ishte caktuar të mbahej më 31 mars:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë./21Media

http://rtv21.tv/mbahet-seanca-e-kuvendit/
Facebook Comment