Mbahet seanca për aktivistët e VV-së

Aktivistët akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë për sot është caktuar seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Avokati i Krasniqit Tomë Gashi ka bërë të ditur se në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.

Back to top button