Sot u përmbyll pjesa e parë e ushtrimit

Sot u përmbyll pjesa e parë e ushtrimit

Në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it në Kampin “Film City”, sot zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneralbrigade Christian Reiner e përmbylli pjesën e parë të ushtrimit “Shpata e argjendtë 2017-1”.

Siç njofton Zyra e KFOR-it, synimi i këtij ushtrimi, ishte trajnimi i të gjithë ofruesve të sigurisë në Kosovë me skenarë të gjerë, në fazat e planifikimit dhe të ekzekutimit, me qëllim të harmonizimit dhe përmirësimit të reagimit në menaxhimin e krizave.

Përfaqësuesit nga PK-ja, EULEX-i, FSK-ja dhe KFOR-i morën pjesë në këtë simulim që udhëhiqej nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila është përgjegjëse për mbështetjen e qytetarëve dhe të reaguesve të parë në përgatitje, mbrojtje dhe rikuperim nga të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.