Nga spektakli i RTV21 përfituan dhjetëra familje me kushte të rënda ekonomike

Nga spektakli i RTV21 përfituan dhjetëra familje me kushte të rënda ekonomike

Bashkëpunimi mes Radio Televizionit 21 dhe regjisorit të ri, Sokol Guga, solli për herë të parë në Prishtinë një spektakël të madh humanitar. Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, u mbajt në nderim të Shenjtores së madhe shqiptare, me famë botërore. Ky eveniment në sallën “1 Tetori”, mblodhi personalitete të shumta dhe humanistë nga e gjithë bota.

Nga ky spektakël gjigant, përveç programit të larmishëm artistik, i cili u transmetua drejtpërdrejtë në RTV21, përfituan shumë familje me kushte më të rënda ekonomike.

Humanistë të shumtë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, i bënë me shtëpi disa familje pa kulm mbi kokë, dhuruan bursa të studimit, mjete për kurimin e fëmijët në nevojë, 100 vende pune dhe të tjera.

Në fjalën e saj në këtë eveniment, drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi, përmendi punën disa vjeçare të RTV21, që ndihmoi në zbutjen e varfërisë në Kosovë, por edhe në Maqedoni të Veriut, pasi sot 4 vjet, filloi veprimtaria e Televizionit 21.

“Unë nuk do të japë mesazh, sepse mesazhet u takojnë njerëzve të mëdhenj. Nuk e konsideroj veten shumë të madhe, konsideroj që modestia është virtyti më i madh i një njeriu dhe Nëna Terezë ka qenë e tillë.”, tha Saraçini Kelmendi./21Media