Do të debatohet për deklarimin e anëtarësisë për veprime sindikale

Do të debatohet për deklarimin e anëtarësisë për veprime sindikale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës së Kosovës, sot do të mbajë dy takime të Këshillit Drejtues.

Në takimin e parë të KD-së do të caktohet rendi i ditës së Kongresit të 7-të zgjedhor të SBASHK-ut, si dhe çështje tjera që lidhen me këtë ngjarje.

Ndërsa në mesditë Këshilli Drejtues do të mbajë takimin e jashtëzakonshëm ku do të debatohet për deklarimin e anëtarësisë për veprime sindikale, me theks të veçantë për mos zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes kryetarit të SBASHK-ut e koalicionit qeverisës aktual nga kryeministri Haradinaj e kryeparlamentari, Kadri Veseli