Mbahet testi kualifikues për kandidatët për prokurorë

Gjithsej 125 kandidatë u testuan

Në Prishtinë është mbajtur testi kualifikues për kandidatët për prokurorë, i organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në kuadër të procesit të rekrutimit të 18 prokurorëve të Shtetit.

Procesin e testit kualifikues e ka mbikëqyrur Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj dhe anëtari i Komisionit për Rekrutim prokurori Lulzim Sulejmani.

Isufaj duke ju uruar suksese kandidatëve që iu nënshtruan këtij provimi, vlerësoi rendësin që ka për sistemin prokurorial ky proces, po ashtu potencoi se KPK ka ndërmarrë të gjitha veprimet që ky proces të realizohet në mënyrë profesionale dhe bazuar në meritokraci.

Në testin e sotshëm kanë marrë pjesë gjithsej 125 kandidatë, ku 6 prej tyre, ishin nga komunitetet jo shumicë./21Media

Back to top button