Përmbahuni rregullave dhe arrini suksesin e dëshiruar

Përmbahuni rregullave dhe arrini suksesin e dëshiruar

Disa njerëz nuk janë kënaqur me peshën që ata kanë dhe fillojnë me dieta por jo të gjithë, u përmbahen rregullave dhe e kufizojnë veten prej të gjitha ushqimeve që i kanë të ndaluara. Disa prej studimeve të bëra tregojnë se suksesi gjatë dietave mund të arrihet në disa mënyra për t’u dobësuar, më poshtë janë disa këshilla efektive të cilat ndihmojnë që të keni sukses me dieta, shkruan rtv21.tv

1. Të hani më ngadalë

Ngadalësimi i procesit te përtypjes zvogëlon sasinë e ushqimit të konsumuar, që do të thotë se hani më pak pa e vërejtur atë. Filloni duke marrë kafshime më të vogla dhe përpiquni të përtypni secilin kafshim rreth 10 deri në 20 herë.

2. Ta zbukuroni pjatën me perime

Përdorimi i perimeve dhe zbukurimi i tyre në çdo ushim mëyra se si  i shërbeni ato ka ndikim në organizm. Organizoni perimet në pjatën tuaj në forma të pazakonta, si lule, yje, apo fytyra me buzëqeshje.

3. Jo kafe po fibra në mëgjes

Të përdorni fibra në vend të kafes do t’ju ndihmojë të keni energji të mjaftueshme për pjesën e parë të ditës tuaj dhe për të shmangur urinë.

4. Fotografoni ushqimin

A e fotografoni ushqimin tuaj dhe e postoni në internet? Nëse po, atëherë është mirë për ju! Psikologët ju këshillojnë që të merrni fotografitë e çdo vakt dhe ushqim të përditshëm. Më vonë, para se të keni diçka tjetër, shikoni fotografitë e bëra . Kjo do t’ju kujtojë për atë që keni ngrënë gjatë gjithë ditës.

Shkencëtarët vërtetuan lidhjen ndërmjet mungesës së gjumit dhe rritjes së peshës.  Prandaj, flini mirë, në mënyrë që të shmangni darkën në mbrëmje. Një i rritur zakonisht ka nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë për një natë. Gjithashtu, një trup i lodhur pa gjum  do të përjetojë ndryshime në hormonet që do të stimulojnë urinë tuaj.

6. Konsumimi i ujit

Truri juaj mund të përzihet shumë shpesh me etjen dhe urinë. Kështu, ju keni tendencë të hani kur keni etje.  Për ta shmangur atë, pini ujë të mjaftueshëm dhe do të shihni ndryshime pozitive në trupin, një gotë me uji zbeh ndjenjat e urisë

6. Ecja

Humbja e peshës nuk është vetëm për atë që hani. Ajo gjithashtu përfshin atë që bëni në mes të ngrënies tuaj. Shtimi i një aktiviteti shtesë do t’ju ndihmojë të merrni trupin e ëndrrave tuaja më të shpejta. Është e rëndësishme të lëvizësh pak më shumë. Merrni shkallët në vend të ashensorit. Ecni në vend të makinës suaj dhe merrni një biçikletë për udhëtime më të shkurtra./21Media