Pengoni zbutjen dhe kalbjen

Pengoni zbutjen dhe kalbjen

Në këto ditë të nxehta vere është shumë me rëndësi që ta mbajmë në mënyrë të drejtë ushqimin i cili i ekspozohet prishjes së shpejtë.

Disa pemë dhe perime nuk mund të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë, andaj shpejt kalben. Më poshtë ju prezantojmë disa mënyra se si t’i mbani më gjatë të freskëta.

Bananet piqen duke emetuar gazin etilen, andaj rekomandohet që nëse nuk mund të konsumohet menjëherë, t’ia mbështillni fundin me foli plastike. Kjo është me rëndësi që në fund të bananes ka më së shumti gaz. Në atë mënyrë pema do të qëndrojë më gjatë e freskët, si edhe pemët e tjera të cilat qëndrojnë pranë bananeve, sepse gazi i emetuar ndikon edhe në prishjen e shpejtë të pemëve në afërsi.

Dredhëzat, boronicat, manat, mjedrat mund të ruhen nëse i lani në përzierje të uthullës dhe ujit (tri herë më shumë ujë se uthull). Kështu do të vrisni bakteret në mënyrë që myku të mos krijohet. Kur i lani, shpëlani në ujë dhe futni të thata në frigorifer.

Sallatat kalben shpejt në frigorifer për shkak të lagështisë. Prandaj do të duhej që sallatën ta thanit me fasule në letër të kuzhinës, dhe pastaj ta fusni në frigorifer. Kështu do të pengoni të zbutet dhe kalbet.

Patatet duhet pasur kujdes që të ruhen në vend të ftohtë dhe të thatë. Në mes të patateve mund të qitni edhe mollë, sepse në atë mënyrë do të qëndrojnë më gjatë të freskëta./21Media