U takuan në një ndejë

U takuan në një ndejë

Dy bukuroshet shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj së fundi u panë përkrah dy superyjeve të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Neymar. Ata u takuan në një ndejë për Halloween në një hotel të Francës.

Fotografinë e publikoi i pari Mbappe në storie, pastaj edhe Beatrixi në profilin e saj në Instagram, transmeton rtv21.tv

Fotografia u komentua shumë nga ndjekësit e saj. Siç duket ata kaluan çaste të bukura bashkë.

Dy bukuroshet shqiptare u komentuan shumë për raportin e tyre, një kohë nuk flisnin me njëra-tjetrën. Mollë sherri sipas mediave në Shqipëri ka qenë miku i tyre që është njëri ndër make up artistët më të njohur në Amerikë, Ariel. Beatrix kishte kërkuar nga ai t’i hapte dyert asaj në tregun ndërkombëtar dhe ta njoftonte me njerëz të njohur të industrisë së showbizit.

Pas një kohe i rregulluan raportet dhe tashmë janë të pandara./21Media