Ylli francez ka realizuar mbrëmë tre gola në fitoren e PSG ndaj Monacos

Ylli francez ka realizuar mbrëmë tre gola në fitoren e PSG ndaj Monacos

Paris Saint Germain e festoi titullin e radhës në Ligue 1, duke e mposhtur Monacon me rezultat 3-1.

Kylian Mbappe ishte edhe njëherë i pandalshëm për PSG duke shënuar të tre golat e ekipit të tij. Talenti francez realizoi dy herë në pjesën e parë në minutat 15’ dhe 38’, ndërsa në të 56-ën vulosi shifrat në 3-1.

Me këtë het-trik, Mbappe ngjitet në kuotën e 30 golave në Ligue 1 dhe bëhet kërcënim serioz për Lionel Messin në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë në Evropë. Argjentinasi numëron 33 gola.

Të dy rivalët për këtë trofe individual kanë nga pesë ndeshje në dispozicion në kampionatet respektive deri në përfundim të sezonit, ku edhe do të përcaktohet fituesi i Këpucës së Artë për këtë stinor.