“Nuk është e mundur që Mbappe të jetë me ne nesër”

“Nuk është e mundur që Mbappe të jetë me ne nesër”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel për ndeshjen e së shtunës kundër Angers, për shkakë të një lëndimi.

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, vetëm sa është rikthyer nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushës së blertë për rreth 1 muaj, mirëpo tani ai ka pësuar një lëndim tjetër.

Në një konferencë për media, Tuchel tha se ylli francez nuk do të luaj në ndeshjen e radhës.

“Nuk është e mundur që Mbappe të jetë me ne nesër. Por, jam i bindur që pas disa ditësh, ai do të jetë plotësisht i gatshëm”, tha ai.

Nesër, PSG do të luaj kundër Angers, duke filluar nga ora 17:30./21Media