20-vjeçari u kthye nga lëndimi i fuqishëm

20-vjeçari u kthye nga lëndimi i fuqishëm

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe ka thyer rekordin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Francezi dje në fitoren e thellë ndaj Club Brugge, shënoj hat-trick gjë që bëri të bëhet lojtari më i ri që shënon hat-trick në Ligën e Kampionëve.

Pasi u kthye nga lëndimi, 20-vjeçari hyri në ndeshje në minutën e 52-të dhe arriti t’i shënoj tri gola.

Ky rekord mbahej nga Lionel Messi, i cili shënoj hat-trick në Ligën e Kampionëve në moshën 21-vjeçare.

Në vendin e tretë për këtë rekord mbetet legjenda e Realit, Raul i cili e ka arritur këtë gjë në moshën 22-vjeçare.