Fituesi i Topit të Artë

Fituesi i Topit të Artë

Diskutimet dhe aludimet se kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë” kanë filluar, shkruan rtv21.tv.

Edhe Kylian Mbappe ka folur rreth fituesit të “Topit të Artë”. Francezi është shprehur se këtë çmimin prestigjoz e meriton Lionel Messi. Për futbollistin, argjentinasi ka qenë më i mirë në aspektin personal dhe për të është më i avantazhuar për të parakaluar kështu rivalin e tij më të madh Cristano Ronaldon.

“Messi. Në aspektin individual, ai ka qenë lojtari më i mirë këtë vit”, u përgjgj Mbappe kur u pyet nga Der Spiegel për Topin e Artë. Messi e mbylli sezonin 2018/19 me 51 gola, duke ndihmuar Barcelonën ta fitojë titullin e La Ligës./21Media