Të tjerët kthehen gjatë ditëve në vijim

Të tjerët kthehen gjatë ditëve në vijim

Sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur grupi i parë i haxhilerëve të Kosovës, të cilët sivjet kryen obligimin fetar, haxhin. Në pritje të haxhilerëve kishin dalë një numër i madh i familjarëve të tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se grupet e tjera të haxhilerëve pritet që të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim.

Këtë vit nga Kosova haxhin e kryen 1 mijë e 80 persona.