E gjithë vëmendja tek e vogla e shtëpisë

E gjithë vëmendja tek e vogla e shtëpisë

Në muajin prill të këtij viti, familja Jetishi mirëpriti ardhjen në jetë të mbesës Aria.

Korabi, djali i madh i Shkelzen Jetishit dhe bashkëshortja e tij, Gentiana, janë prindër të dy vajzave, Noas dhe Arias, shkruan rtv21.tv

Çifti janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku vazhdimit publikojnë fotografi të përditshmërisë së tyre. Gentiana ka publikuar disa imazhe nga shëtitja me  vajzën e vogël, e cila ngjanë shumë me të.

Aria e vogël ka marrë edhe vëmendjen e gjyshit. Këngëtari e publikon shpeshherë në rrjetet sociale me mbishkrime si “zemra e gjyshit”.

Ditë më parë Korabi dhe Gentiana ishin mysafirë në emisionin “1 kafe prej shtëpisë”, ku treguan se cili është udhëtimi që e konsiderojnë si më të mirin.

Unë kisha dashtë me veçu herën e fundit kur kemi qenë në Amerikë në dhjetorin e vitit të kaluar, kur Noa e ka pas ditëlindjen e pestë dhe ne e kemi organizu që me shku në Walt Disney, mirëpo për neve ka qenë shumë eksperiencë e mirë se edhe na jena ndi fëmijë bashkë me Noan“, ka thënë Gentiana.

Kujtojmë poashtu se Korabi u martua me Gentianën në vitin 2013./21Media