Mbështetësit e opozitës protestojnë në disa qytete të Rusisë

Në shenjë solidariteti me aktivisten e dënuar

Anastasia Shevçenko nga qyteti jugor i Rostov on Donit muajin e kaluar u bë personi i parë që u dënua me burg, nën ligjin e ri rus, pasi u akuzua për siç u tha pjesëmarrëje në aktivitetet e një organizate të padëshiruar”.  Protestues të shumtë dolën sot në rrugët e Moskës por edhe të qyteteve tjera për tu solidarizuar me aktivisten e opozitës.

Shevçenko punon për organizatën Rusia e hapur, e themeluar nga miliarderi rus në ekzil Mihajl Khodorkovski.

Rusia e ka kaluar ligjin shumë të kritikuar në 2015-ën, që i liston grupet për të cilat beson se i dëmtojnë interesat kombëtare si të padëshirueshme.

Rreth 500 njerëz protestuan sot në mbështetje të Shevçenkos në qytetet e Moskës, Shën Petersburgut dhe të Jekaterinburgut.

Shevçenko ndodhet nën arrest shtëpiak në pritje të gjykimit./21Media

Back to top button