Mbështetje financiare për arkitektët e rinj nga Kosova

10 mijë euro me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për “Ibrahim Kodra Swiss Foundation”  ndan mjetet financiare në vlerë prej 10 mijë euro.

Kryetarja e këtij fondacioni, Maria Pacolli falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj, të cilët do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018.

Back to top button