Apeli refuzon Kokëdhimën

Apeli refuzon Kokëdhimën

Gjykata e Apelit në Shqipëri e ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Mihal Kokëdhimën, duke mos ndryshuar masën  e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjeçarin. Ai akuzohet për sulmin ndaj një familje turistësh spanjollë.

Ndaj Kokëdhimës rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës, dëmtim me dashje, si dhe kanosje.

Vetë Kokëdhima ka mohuar akuzat duke thënë se ishin turistët spanjollë ata të cilët i rrezikuan jetën dhe e morën zvarrë me makinë për afro 3 km.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë për turizmin shqiptar, sipas raportimeve ishte refuzimi që familja spanjolle i bëri shërbimit të keq.

Pesë turistët dhe dy shoqëruesit shqiptarë u larguan nga lokali, por sipas policisë u ndoqën dhe u dhunuan nga pronari i biznesit që i kishte ndjekur më pas. Më e dëmtuar mbeti një prej anëtarëve të familjes që kishte mbërritur me jaht në Sarandë.

Më pas u publikua një video ku Kokedhima mbi makinë vijon të godasë me telefon dhe grushte xhamin e parë, ndërsa makina nuk ndalon./oranews