Dhjetë persona të akuzuar në rastin e njohur si "Syri i Popullit" do të vazhdojnë të gjykohen

Dhjetë persona të akuzuar në rastin e njohur si “Syri i Popullit” do të vazhdojnë të gjykohen

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 18 majit me anë të te cilit ishin refuzuar si të pabazuara kërkesat e dhjetë të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, A.Ll. akuzohet për veprat penale“ Hakmarrje në ndihmë“ dhe “Dhunim“ .

Ai bashkë më të akuzuarit M.J., R.S.,S.R.,R.T.,B.K.,S.B.,H.H.,B.L., dhe L.L. akuzohet po ashtu, edhe për “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rëndit kushtetues të Republikës së Kosovës“, nga neni 144 lidhur nenin 136 të KPRK-së.

Mbi të akuzuarin B.K., rëndon edhe vepra penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 374, i të njëjti kod.

Ndërsa M.J. akuzohet edhe për “Hakmarrje” nga neni 396 i Kodit penal dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi./21Media