Mbi 1 mijë shoferë të dënuar brenda një dite

Në 24 orët e fundit janë shënuar 34 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së shtunë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku. 12 prej tyre janë aksidente me të lënduar, ndërsa 22 të tjera vetëm me dëme materiale, shkruan 21Media.

Ndërkaq, për shkelje të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1 mijë e 391 tiketa trafiku.

Vetëm më 15 shkurt policia ka njoftuar se ka arrestuar 20 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button