Mbi 1 mijë tiketa trafiku për vetëm 24 orë

43 aksidente në rrugët e Kosovës

Për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia e Kosovës për vetëm 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 181 tiketa trafiku.

Ndërsa ka arrestuar 23 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 në vuajtje të dënimit.

Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, por me të lënduar dhe dëme materiale. Policia njoftoi se 17 është numri i aksidenteve me të lënduar, kurse me dëme materiale 26./21Media

Back to top button