Mbi 1 milion e 500 mijë euro dëme të shkaktuara nga era në Istog

Dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë

Komuna e Istogut javën e kaluar ishte përfshirë nga një mot i ftoftë me erëra të forta që shkaktuan dëme të shumta në pullazet e shtëpive, shkollave dhe objekteve të banimit.

Pas krijimit të komisioneve nga ana e kryetarit të Istogut, Haki Rugovës për vlerësimin e këtyre dëmeve, bëhet e ditur se vlera e tyre arrin mbi 1 milion e 500 mijë euro.

Në njoftimin për media,  Komuna e Istogut njofton se dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë sidomos në sera dhe stalla që kapin vlerën prej 622 mijë euro, dëmet në objektet e arsimi janë 162 mijë euro ku përfshihen shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.

Erërat dëme shkaktuan edhe në ndërtesa publike komunale vlera e të cilave arrin deri 115,000 euro dëme ,në infrastrukturë rrugore dëmet janë 40,000 euro si në shenja të emërtimit të rrugëve, shenja të komunikacionit, sistemi i kamerave dhe ndriçimit publik.

Në objektet shëndetësore dëmet janë 14,000 euro ku përfshihen QKMF-Istog, QMF-Banjë, QMF-Vrellë, AMF-Kaliqan.

Sa i përket dëmeve në objektet private bëhet e ditur se deri tani në komunë janë lajmëruar mbi 800 persona.

Për kompensimin e dëmeve Istogu pret mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. /21Media 

Back to top button