Haskuka: Po vijnë persona edhe nga vendet që s’janë prekur nga tërmeti

Haskuka: Po vijnë persona edhe nga vendet që s’janë prekur nga tërmeti

Rreth 100 persona kanë mbërritur në ish kampin e KFOR-it gjerman në Prizren. Mbrëmë kanë mbërritur 51 dhe sot në mëngjes rreth 31 tjerë ndërsa në mesditë  edhe dy autobus të tjerë. Raportohet se në këtë kamp , shumica vijnë nga komuniteti pakicë. Sipas Kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka , janë duke u evidentuar të gjithë, pasi sipas informatave nga policia, ka edhe persona që vijnë nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti./21Media