Mbi 12 mijë në gjendje kritike

Mbi 12 mijë në gjendje kritike

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në mbi 16 mijë njerëz. Mbi 382 mijë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 102 mijë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Italia tani është vendi më i goditur në botë, me 63 mijë e 927 persona të infektuar, ku prej tyre kanë humbur jetën 6 mijë e 77.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë 263 mijë e 293 persona. Ndërsa, 12 mijë e 77 janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 61 raste të prekur nga koronavirusi i ri./21Media