Më së shumti turistë pati në Zagreb

Më së shumti turistë pati në Zagreb

Numri i turistëve të huaj në Kroaci në nëntor të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 9.1 për qind krahasuar me vitin 2016.

Sipas Entit shtetëror për statistika, gjatë nëntorit në Kroacia qëndruan 308 mijë turistë dhe janë realizuar 663 mijë bujtje, që paraqet rritje prej 9 për qind.

Numri i turistëve vendorë ishte 5,5 për qind më shumë se sa në nëntor të vitit 2016, rreth 112 mijë dhe numri i bujtjeve të tyre është rritur 4,2 për qind, në 225 mijë.

Më së shumti turistë pati në Zagreb, 81 mijë që paraqet 26 për qind të ardhjeve të realizuara të përgjithshme.

Më së shumti turistë pati nga Austria 12 për qind, Sllovenia 11 për qind, Gjermania 10 për qind dhe Italia 8 për qind.

Ndryshe, në 11 muajt e parë të vitit 2017 në Kroacia janë regjistruar gjithsej 17,1 milionë turistë, apo 13 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak.