Komuna e Drenasit përfiton grant për mjedis të pastër mbi 170 mijë euro

Komuna e Drenasit përfiton grant për mjedis të pastër mbi 170 mijë euro

Pas përfundimit të raundit të parë të vlerësimit të performancës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës – Mjedis i Pastër  i lansuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka radhitur Komunën e Drenasit në vendin e tretë me gjithsej 82 pikë, dhe me këtë rast ka ndarë grantin në vlerë 171 mijë e 615 euro.

Vlerësimi, sipas Komunës së Drenasit, është bërë duke u bazuar në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes se mirë, si dhe për tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.

Nga kjo komunë thonë se ky është edhe një sukses i punës së mirë dhe transparente të tyre.

Kujtojmë se Granti i Performancës – Mjedis i Pastër  u lansua në shkurt të këtij viti.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar grante që janë ndarë nga Ministritë e ndryshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Ndryshe, Granti i Performancës – Mjedis i Pastës mbështetet nga GIZ gjerman, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ) dhe Komiteti i grantit të performancës./21Media