Javën e kaluar Peja ishte përfshirë nga një mot i ftoftë me erëra

Javën e kaluar Peja ishte përfshirë nga një mot i ftoftë me erëra

Erërat e forta që e kanë përfshirë Kosovën javën e kaluar kanë shkaktuar dëme edhe në Komunën e Pejës.

Engelbert Zefaj nga këshilli emergjent i Pejës, për 21Media ka treguar se tashmë është bërë një vlerësim sa i përket dëmeve të shkaktuara nga era.

Sipas Zefajt vlera e dëmit në objektet shkollore është mbi 300.000 euro, kurse në objektet sportive rreth 50.000 euro.

“Për dëmet në prona private, bujqësi dhe biznese private ende nuk kemi ndonje vleresim”, ka thënë Zefaj. /21Media