Mbi 300 raste të reja me Covid-19

1 min read

Në Kosovë ditët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 341 raste të reja nga testimi i 1165 mostrave.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 persona, kurse numri total i rasteve aktive është 1 mijë e 521.

Trendi rritës është regjistruar që nga mesi i qershorit.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se për 24 orë janë administruar vetëm 78 vaksina.

Sipas njoftimit të MSH-së, deri tash në nivel vendi janë administruar 1.83 milionë doza. 103 mijë e 344 është numri i qytetarëve me dozë të tretë të vaksinës, ndërsa 823 mijë janë me nga dy doza./21Media