Mbi 4 mijë migrantë shpëtohen në Mesdhe

Një ditë më parë, u raportuan 2.900 migrantë të shpëtuar

Rreth 4,400 migrantë u shpëtuan të enjten dhe të premten në Mesdhe gjatë disa operacioneve në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane dhe libiane

Sot 1,500 persona të cilët gjendeshin në 11 gomone dhe dy varka të vogla u shpëtuan nga anije të rojeve bregdetare italiane, të marinës spanjolle dhe një OJQ gjermane “Jugend Rettet”.

Një ditë më parë, u raportuan 2.900 migrantë të shpëtuar, 2,300 mes tyre u pikasën në ujërat ndërkombëtare duke u orientuar drejt Italisë, ndërsa 580 të tjerë, të mbetur në ujërat libiane u kthyen drejt Libisë.

Back to top button