Mbi 40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, prin sektori i energjisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se 44 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik.
Sipas ministres Hajdari disa prej tyre janë në procedurë të kompletimit të kritereve për përcaktimin e statusit investitorit strategjik.
Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me investimet strategjike në vend tha se nga të gjitha aplikacionet, profili i këtyre ndërmarrjeve është kështu: 23 kompani për energji, turizëm janë 11, shëndetësi është 1, transport po ashtu 1, si dhe për fusha të tjera 8.

Back to top button