Zubin Potoku komuna me përqindjen më të lartë të votuesve deri më tani

Zubin Potoku komuna me përqindjen më të lartë të votuesve deri më tani

Dalja e përgjithshme e votuesve deri në orën 19:00 në 72.71 të vendvotimeve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është 44. 03%.

Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga të cilat janë dërguar të dhënat është 475. 764

Sipas KQZ deri më tani Zubin Pototku prinë me përqindjen më të madhe të votuesve 56. 90, kurse Dragashi deri më tani ka më së paku numër të votuesve me 32. 82%.

Këto të dhëna janë përditësuar deri në ora 19:18 në faqen e KQZ-së.

Zyrtarisht janë mbyllur vendvotimet.

Kosova sot po voton në zgjedhjet e parkohshme parlamentare. Janë 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media