Mbi 48 mijë euro gjoba për bizneset transportuese që nuk lëshojnë kuponë fiskal

ATK do të vazhdojë aksionin

Administrata Tatimore e Kosovës ka shqiptuar 221 gjoba në vlerë prej 48 mijë e 375 eurove ndaj bizneseve transportuese që nuk kanë printuar kuponë fiskal.

ATK këto gjoba i ka shqiptuar gjatë aksionit në Prishtinë.

“Janë inspektuar 41 biznese, ku si rezultat 34 prej tyre kanë qenë të fiskalizuara, 20 prej tyre nuk kanë printuar kuponë fiskal, ndërsa 7 të tjera nuk kanë pasur të instaluara pajisjet elektronike fiskale. Nga konstatimet e bëra në teren janë lëshuar 221 gjoba mandatare, në vlerë prej 48, 375 euro.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK paralajmëron se aksionet e ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vijmë./21Media

Back to top button