Provimit iu nënshtran rreth 9 mijë maturantë

Provimit iu nënshtran rreth 9 mijë maturantë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar dje rezultatet e provimit të afatit të dytë të maturës shtetërore të 2019-së, sipas të cilave kalueshmëria është 60.9 për qind.

Sipas tyre nga 8 mijë e 577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore në këtë afat, 5 mijë e 239 kanë kaluar.

“Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”, thuhet në njoftimin e MAShT.

Ndërkohë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sivjet në afatin plotësues ka bërë të ditur se vetëm në nivelin Bachelor do të pranohet 3 mijë e 525 studentë, prej tyre 2 mijë e 896 të rregullt dhe 629 jo të rregullt./21Media