Në emisionin Click u debatua mbi pasivitetin e Kuvendit të Kosovës

Në emisionin Click u debatua mbi pasivitetin e Kuvendit të Kosovës

Artan Murati nga KDI ka bërë të ditur se nga 120 deputetë sa janë në kuvend, vetëm 45 prej tyre kanë parashtruar pyetje parlamentare, që i bie se 62.5% e deputetëve as që kanë marrë mundin për të parashtruar një pyetje parlamentare, shkruan rtv21.tv.

Edhe pse kabineti qeveritar shpesh herë ka munguar, dhe pyetje të tilla nuk kanë marrë përgjigje , kjo të paktën tregon një mund sado të vogël të një deputeti për punën e tij, thekson Murati.

Sipas Muratit ekziston një pajtueshmëri prej të gjitha palëve, dhe shohim se Kuvendi është i fjetur dhe nuk ka lëvizje siç duhet të kishte për të garantuar efikasitetin e punës përbrenda kuvendit./21Media