Ndeshja Kosovë-Çeki më 14 nëntor

Ndeshja Kosovë-Çeki më 14 nëntor

Federata e Futbollit e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave para ndeshjes së Kosovës me Çekinë, që luhet më 14 nëntor në Plzen.

Federata ka bërë të ditur se 627 bileta do t’iu takojnë tifozëve kosovarë.

Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund t’i sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës. Janë 627 bileta që do t’iu takojnë në cilësinë e tifozëve mysafirë”, thuhet në njoftim.

Takimi mes Kosovës dhe Çekisë konsiderohet si finale, pasi vlen për kualifikim në EURO 2020.

Në grupin A, Kosova ka një pikë më pak se Çekia dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje do të rriste ndjeshëm gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020./21Media