Së paku 63 persona vdiqen si pasojë e zjarreve

Së paku 63 persona vdiqen si pasojë e zjarreve

Numri i njerëzve të zhdukur nga zjarret në veri të Kalifornisë ka kaluar 600, thanë autoritetet lokale.

Lista e personave të zhdukur u dyfishua qysh të enjten.

Bëhet fjalë për 631 të zhdukur, tha sherifi Kory Honea.

Zjarret më shkatërrueset në këtë shtet, lanë së paku 63 të vdekur dhe afro 12 mijë ndërtesa u dogjën.

Presidenti amerikan, Donald Trump do të udhëtojë në Kaliforni të shtunën për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar njerëzit e prekur.

Rreth 9 mijë e 400 zjarrfikës janë duke luftuar flakët që nisën tetë ditë më parë.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë./21Media