Garë e ngushtë për vendin e parë

Garë e ngushtë për vendin e parë

Pas 76.64% të votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë, me LDK-në në vendin e dytë por shumë afër saj.

Me 160.055 vota deri tani, LVV prinë me 26.04%. Në vendin e dytë LDK ka marrë 154.947 vota, ose 25.21%, shkruan rtv21.tv

Në vendin e tretë është PDK me 130.221 vota apo 21.19%. Në vendin e katërt gjendet koalicioni AAK-PSD me 71.746 vota apo 11.67%, ndërsa në vendin e pestë koalicioni Nisma Socialdemokrate – AKR – PD me 31.222 vota apo 5.08%, e që me trendin e rënies që ka pasur gjatë numërimit, rrezikon rënien nën 5%./21Media