Mbi 90 të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Ka mbi 200 persona të lënduar dhe disa të zhdukur

Si pasojë e shirave të shumta që kanë përfshi Kolumbinë, në shumë pjesë të vendit ka pasur rrëshqitje të dheut, ku kanë humbur jetën më shumë se 92 persona.

Siç njofton Thesun, veç të vdekurve edhe mbi 200 persona janë lënduar, ndërsa një numër i qytetarëve konsiderohen të zhdukur.

Tragjedia ka ndodhur në provincën Putumayo, ku rrëshqitja e dheut ka ndodhur si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut dhe daljes së lumenjve nga shtrati./21Media

Back to top button